Gazeta Si – Një gjimnaste ukrainase 11-vjeçare, Katerina Diaçenko, ka mbetur e vrarë në banesën e saj, që u shemb pas një sulmi me raketë nga rusët në Mariupol. Lajmin e ka bërë të ditur trajnerja e saj, Anastasia Meshçanenkova, e cila ka folur për mediet lokale.
Shpërthimi i fuqishëm i mori jetën edhe babait të sportistes, kurse vëllai dhe nëna shpëtuan mrekullisht, por që të dy nuk mund evakuohen nga qyteti, ku kanë mbetur të izoluar bashkë me mijëra persona të tjerë.
Trajnerja e Katerinës, Anastasia Meshçanenkova, ka postuar në Instagram një foto bashkë me gjimnasten e vogël, që mban në qafë një medalje dhe në duar një kupë të vogël. Fotoja është bërë dhjetorin e kaluar, kur lufta nuk kishte nisur.
Vdekja tragjike e sportistes 11-vjeçare ka shkaktuar indinjatë të thellë, sidomos te organizatat e gjimnastikës në gjithë botën. “Nuk mund ta besoj, kolegia jonë ukrainase ka humbur jetën nga kjo tragjedi e tmerrshme. Kjo krijesë e mrekullueshme dhe e pafajshme është një engjëll”, – ka thënë gjimnastja bullgare Iliana Raeva, presidente e federatës kombëtare të gjimnastikës ritmike.
Shtëpia e Katerinës u shemb nga një goditje e artilerisë ruse në Mariupol, qytetin e bombarduar në mënyrë konstante që nga dita e parë e sulmit në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje