Politike

Fotot / Fillon “çmontimi” i selisë së PD, hiqen dyert e blinduara  

Kryesia e Partisë Demokratike e mbledhur mbrëmjen e të mërkurës u dominua nga kërkesa e Helidon Bushatit dhe Ervin Salianjit për të hequr dyert e blinduara në parti. Pati madje edhe replika ndaj tyre si ajo Gazment Bardhit apo Jemin Gjanës.

Këtij të fundit iu duk qesharake se si Bushati nga një familje me derë të madhe në Shkodër merrej me dyert e partisë.

Por ironia e Jemin Gjanës mbeti vetëm brenda dyerve të kryesisë.

Sepse të nesërmen paradite, në selinë e Partisë Demokratike janë parë teknikë duke c’montuar dyer.

Megjithatë, duke parë edhe fotot nga brenda selisë, situata nuk duket të ketë ndryshuar shumë.      

Deputetët tani do futen nga hyrja kryesore dhe jo nga ajo anësore. I parti ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë