Bota

Trupat ruse tërhiqen nga Kievi. Zelensky, gati për ‘neutralitetin’

Presidenti Zelensky thotë se Ukraina është e gatshme të pranojë një status neutraliteti si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë dhe ndërkohë akuzon Perëndimin: “Ju mungon guximi për të na ndihmuar”. Ai ka shtuar: “Në Mariupol, 2 mijë fëmijë të marrë nga rusët”

Gazeta Si – Ukraina ka hyrë në ditën e 33-të të luftës dhe i gjithë vendi mbetet nën sulm të vazhdueshëm nga Rusia.

Megjithatë, ushtria ukrainase raporton tërheqjen e trupave ruse që rrethojnë Kievin, “pasi pësuan humbje të konsiderueshme”, dhe të atyre që pushtuan qytetin e Slavutych, pak jashtë Çernobilit.

Sipas Ukrainës, Rusia po tërheq edhe njësitë që pësuan humbje të konsiderueshme gjatë ofensivës në Bjellorusi për të rivendosur aftësinë e tyre luftarake.

Në veçanti, sipas raportit të fundit, disa njësi të Divizionit të 106-të Ajror Rus, janë tërhequr nga territori i rajonit të Kievit në territorin e Bjellorusisë.

Pikërisht zona e centralit bërthamor vazhdon të shkaktojë shqetësim, për shkak të bastisjeve që kanë shkaktuar zjarre të reja që kanë shkaktuar rritje të nivelit të ndotjes radioaktive të ajri

Zelensky, gati të diskutojë për statusin neutral

Ndërkohë, presidenti Zelensky bën të ditur se Ukraina është e gatshme të pranojë një status neutraliteti si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë dhe ndërkohë akuzon Perëndimin: “Ju mungon guximi për të na ndihmuar”. Ai ka shtuar: “Në Mariupol, 2 mijë fëmijë të marrë nga rusët”.

Zelenskij foli me gazetarë rusë në një bisedë 90 minutëshe përmes videos, një intervistë për të cilën autoritetet ruse kishin paralajmëruar mediat ruse që të mos ta transmetonin.

Presidenti ukrainas tha se agresioni rus kishte shkaktuar shkatërrimin e qyteteve me banorë rusishtfolës në Ukrainë dhe tha se dëmi ishte më i rëndë se ai i shkaktuar nga luftwrat ruse në Çeçeni.

“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për garanci sigurie dhe neutralitet, për status jo-bërthamor të vendit tonë. Kjo është pika më e rëndësishme,” tha zoti Zelenskij.

Një muaj luftë Rusi-Ukrainë   

Një muaj nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë mbi  tre milionë ukrainas janë larguar nga vendi. Më së shumti gra, të moshuar dhe fëmijë ndërsa burrat thirren për të luftuar. Dëmet e kësaj lufte një mujore nuk janë ende të matshme.  

Nga raketat e para mbi Kiev te fjalimet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky te parlamentarët perëndimorë: fazat kryesore të “operacionit special ushtarak” të nisur nga presidenti rus Vladimir Putin për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën.

Gjithçka është në lëvizje, negociata, por edhe bombardime pa kriter në mesin e debatit të madh se Rusia po kryen krime lufte…

Kur nisi lufta

Në mëngjesin e 24 shkurtit, trupat ruse pushtuan Ukrainën. Në të njëjtën kohë, Putin njoftoi se do të çmilitarizojë vendin me një “operacion special ushtarak”.

Më 27 shkurt Putin për herë të parë foli për armë bërthamore.  

Më 28 shkurt delegacionet e dy vendeve ndërluftuese u ulen në të njëjtën tryezë për raundin e parë të negociatave që duhet të çonte në zgjidhjen e konfliktit. Deri më sot janë mbajtur pesë takime ndërmjet përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës. Asnjë nga këto negociata nuk pati rezultat konkret.

Në fillim të muajit mars Kherson është qyteti i parë i madh ukrainas që bie nën kontrollin rus.

Dy ditë më vonë, forcat ruse marrin kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Njëri prej reaktorëve – gjithsej gjashtë – merr flakë. U përhap frika për një Çernobil të ri, por situata sot e kësaj dite mbetet nën kontroll

Më 4 mars, parlamenti rus miraton një ligj që rrit vitet e dënimit për ata që përhapin “lajme të rreme” për luftën dhe ata që fyejnë dinjitetin e forcave të armatosura kombëtare.

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë faqe informacioni po mbyllen nga Moska, gazetat ruse të pavarura gjithashtu e deri tek ato të huaja.

Instagram dhe Facebook ndërkohë janë shpallur të kundraligjshme.

Në Rusi gjithashtu janë arrestuar në masë protestues kundër luftës

Paralelisht me ngjarjet ne Rusi, evakuimet e popullsisë civile në Ukrainë vazhdojnë.

Ishte 5 marsi kur Rusia njoftoi hapjen e korridoreve humanitare për të lehtësuar evakuimin e civilëve nga qytetet ukrainase. Kievi ndërkohë ka akuzuar Kremlinin për sabotim të operacioneve humanitare.

Rreth 190,000 civilë janë evakuuar përmes korridoreve humanitare që nga fillimi i pushtimit.

Bombardimet ruse, pavarësisht se propaganda zyrtare e mohon atë, nuk ka pushuar kurrë së godituri jo vetëm objektiva ushtarake, por edhe ndërtesa dhe shtëpi në të gjithë vendin.

Më 7 Mars  Rusia miraton një listë të ‘vendeve armiqësore’, duke përfshirë Shqipërinë.

Zelensky ndërkohë nënshkruan kërkesën e Kievit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brukselit i kërkohet të aktivizojë një “procedurë të re speciale” që do t’i lejojë Ukrainës të bëhet shteti i 28-të anëtar, pa pasur nevojë të ndjekë procedurën e gjatë dhe të ndërlikuar të parashikuar nga Traktatet e Komunitetit. Synimi është duartrokitur nga Evropa, por rruga drejt saj është ngadalësuar.

Në fund të shkurtit në fillim të marsit, kompanitë e mëdha fillojnë të largohen nga Moska. Ka nga ata që e bëjnë këtë në vazhdën e opinionit publik, i cili i bën thirrje biznesit të tregojë shenja proteste për luftën, por ka edhe nga ata që e bëjnë këtë për të mbrojtur punonjësit dhe fabrikat e tyre në Rusi. Apple, McDonald’s, Mastercard, PayPal, Eni, Shell, Adidas, Nike, Netflix, Spotify, Ikea, Bmë, Volksëagen, Volvo, Ford, Coca-Cola, Starbucks, Levi’s, Dior, H&M, Ferrari, Samsung, Pepsi janë  kompanitë që kanë ndërprerë marrëdhëniet me Rusinë.

Fillojnë gjithashtu sanksionet konkrete nga Evropa dhe SHBA për rrethin e ngushtë të Vladimir Putin, duke filluar me ndalimin e perdorimit te SWIFT per bankat kryesore ne Rusi

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara – me 141 vota nga 193 gjithsej- dënuan pushtimin rus të Ukrainës.

Kundër: Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria dhe Eritrea. Ndërsa Kina, Kuba dhe Irani abstenuan.

Më 8 mars, Zelensky mban fjalimin e pare me videokonferencë në kuvendin britanik. Ai citon Winston Churchill, Hamlet dhe Shakespeare. Është rasti i parë në të cilin ai flet drejtpërdrejt me parlamentarët e fuqive të mëdha perëndimore. Për të vijuar më pas me disa fjalime direkte me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Izraelin dhe Italinë, si dhe me Parlamentin Evropian.

Ndërsa sulmet vazhdojnë kudo, ka gjithnjë e më shumë frikë për Kievin. Një kolonë tankesh mbi 60 km e gjatë, e cila ka qëndruar e palëvizshme prej dhjetëra ditësh, po ripozicionohet në drejtim të kryeqytetit.

Zelensky ndërkohë fillon të flasë për mundësinë e gjetjes së kompromiseve me Rusinë.

Më 9 mars, Kievi i njofton botës se Moska ka goditur qëllimisht një spital pediatrik në shërbim në Mariupol.

Rusia sërish e mohoi: objekti strehonte batalionin Azov. Kjo është njësia ushtarake ukrainase që Putin e akuzon për gjenocid kundër popullsisë ruse të të gjithë Ukrainës, veçanërisht në rajonet juglindore afër Moskës.

Më 20 Mars vërshuan bomba në Mariupol edhe nga deti. U godit një shkollë me të paktën 400 persona. Kievi akuzon se në këtë pushtim ka gra të dhunuara dhe të vrarë.

Më 21 Mars bombat bien në një qendër tregtare në Kiev, raportohet gjithashtu për raketa në Odessa.

Janë raportuar tre mijë të vdekur në Mariupol, kufoma të varrosura në rrugë.

Më 23 mars bombardohet një urë në Chernihiv, vendimtare për sjelljen e ndihmës humanitare dhe evakuimin e civilëve.

Ka mbi 3,500,000 refugjatë. Foshnjat e vdekura janë 121, sipas Zelensky.

Ndërsa sipas OKB-së, viktimat civile janë thuajse një mijë.

Sipas Kievit, deri më tani janë vrarë 15600 ushtarë rusë, janë shkatërruar qindra avionë, helikopterë dhe tanke.

Një masakër që askush, as në Perëndim, as në Moskë, nuk e kishte parashikuar.

Lufta vazhdon…

Pergatiti: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë