Bota

SHBA, sanksione mbi 400 individë, oligarkë dhe kompani ruse

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj më shumë se 400 politikanëve, oligarkëve dhe kompanive ruse për pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.

Departamenti amerikan i Thesarit tha të enjten se ka zgjeruar listën e të sanksionuarve, duke përfshirë kompani ruse të mbrojtjes, 328 anëtarë të Dumës Shtetërore dhe shefin e institucionit më të madh bankar në Rusi, Sberbank.

“Sot, ky është vendimi i fundit për të vendosur kosto të rëndë ndaj Federatës Ruse për luftën e paligjshme dhe të pabazë kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Thesarit amerikan.

“Ky vendim është i lidhur me veprime të ngjashme të marra nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja dhe reflekton unitetin e vazhdueshëm për të mbajtur (presidentin rus, Vladimir) Putin përgjegjës për luftën”, ka thënë ai.

Në listë përfshihet shefi i Sberbank, Herman Gref, i cili ka qenë njeri i afërt me Putinin prej viteve 1990.

Në deklaratë është thënë se do të ngrihen pronat e të gjithë të sanksionuarve në Shtetet e Bashkuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë