Politike

Foto / Hiqen dyert e blinduara në PD, edhe logot që Basha veshi xhamat e godinës para 8 janarit

Mbrëmjen e së shtunës nisi  heqja e dyerve të blinduara nga selia e Partisë Demokratike të cilat u vendosën para protestës së 8 Janarit.

Po ashtu janë hequr edhe logot e selisë blu që “veshën” nga jashtë xhamat e godinës pasi ish-kryetari Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e tyre si masë mbrojtëse ndaj protestuesve në 9 janar.

Komisioni i Rithemelimit ka vendosur ta zhbëjë këtë vendim një ditë pasi Gjykata regjistroi statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha.

Ky vendim nënkupton shkarkim të strukturave drejtuese të PD, ndryshim të logos dhe vulës dhe drejtim të PD nga Komisioni i Rithemelimit.

Megjithatë palët nuk bien dakord. Kryetari i Komanduar Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se partia nuk mund të drejtohet nga një Non Grata duke iu referuar Sali Berishës pak minuta pasi ky i fundit konfirmoi kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë