Gazeta Si – Quhet Biniam Girmay, është 21 vjeç e 359 ditë dhe është nga Eritrea. Ky djalosh ka mahnitur gjithë botën e çiklizmit, duke arritur rezultatin më të mirë për kontinentin e tij. Para garës së fundit kishte thënë se as nuk e dinte rrugën që duhej ndjekur, por mbërriti i pari në finish në Gand-Wevelgem 2022.

Ishte një garë e fortë mes katër çiklistësh në sprintin final. Girmay ia doli të bënte më mirë se Christophe Laporte (Jumbo-Visma), Dries Van Gestel (TotalEnergies) dhe Jasper Stuyven (Trek-Segafredo). Çiklisti nga Eritrea ka arritur një rezultat historik, që e fut Afrikën në palmaresin e të mëdhenjve të këtij sporti.
Për Girmay është fitorja e parë në ProTour dhe e shtata në karrierën e tij të re. Në një moshë fare të re ai ka mundur të ngjitet në Olimpin e çiklizmit botëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje