Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”.
Në vendimin e bërë publik në faqen e saj zyrtare, Kushtetuesja thekson se është konstatuar se nuk është arritur numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, në lidhje me legjitimimin e ¼-ës të deputetëve që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues për ngritjen e komisionit hetimor.
“Gjykata Kushtetuese vendosi: rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ka reaguar edhe Gazment Bardhi përmes një postimi në Twitter.
“Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet!
Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare”, shkruan Bardhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje