Gazeta Si – Oligarku rus Roman Abramoviç dyshohet se ka pasur probleme shëndetësore pak javë më parë, pasi ka shfaqur simptoma të helmimit.
Sipas gazetës amerikane “Wall Streat Journal”, të njëjtat simptoma kanë denoncuar edhe anëtarët e delegacionit ukrainas për bisedimet e paqes.
Manjati rus, por me biznesin e tij në Londër, ishte vetëofruar si ndërmjetës në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.
Në orët e fundit, sipas zërave, ai ka fluturuar në Moskë me një avion privat nga Turqia (ku u strehua për t’i shpëtuar sanksioneve) me një letër të presidentit rus Zelenskij drejtuar Putinit.
Tentativa për helmim, sipas raportimeve, daton në fillim të muajit mars. Përveç miliarderit, shenja të helmimit kanë shfaqur edhe dy zyrtarë ukrainas.
Ndër simptomat e gjetura pas një takimi në Kiev, ishin “sytë e skuqur, kruajtja e lëkurës në fytyrë dhe duar”.
Që atëherë, raporton “Wall Street Journal”, gjendja shëndetësore e të prekurve është përmirësuar dhe asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskij, i cili takoi Abramoviçin, nuk pati probleme.
Ekspertët perëndimorë që hetojnë incidentin, besojnë se është e vështirë të përcaktohet nëse simptomat janë shkaktuar nga një agjent kimik apo biologjik.
Më herët, oligarku ishte takuar me presidentin ukrainas. Një raund i ri negociatash është planifikuar për nesër në Turqi mes dy delegacioneve nga ministritë e jashtme përkatëse.
Abramoviç, 55 vjeç, me pasaportë ruse dhe izraelite, është treguar vazhdimisht si një pikë kontakti midis dy palëve në konflikt: nëna e tij ka lindur në Ukrainë.
Një tjetër detaj që mbështet këtë tezë, është fakti – i raportuar nga mediat amerikane – se Zelenskij i kërkoi Uashingtonit që të mos e përfshijë Abramoviçin në “listën e zezë” të shtetasve rusë për t’u goditur me sanksione. Atij i janë kredituar një pasuri prej 6 miliardë eurosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje