Gazeta Si – Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte bisedimet në Stamboll, në Pallatin Dolmabahçe, me pjesëmarrjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
I pranishëm është edhe oligarku rus Roman Abramoviç, i cili pak javë më parë shfaqi shenja helmimi pas një takimi në Kiev me Zelenskijn, pak para se të udhëtonte në Moskë për të negociuar me presidentin rus Putin për ndalimin e luftës.
Ish-pronari i klubit britanik të futbollit, Çelsi, ka biseduar me Erdoganin pak minuta para raundit të radhës të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kanali televiziv “Russia Today” transmetoi fillimin e takimit. Erdogan iu drejtua negociatorëve me një fjalim të shkurtër përpara bisedimeve. Të dyja palët kanë “shqetësime legjitime”, tha Erdogan, duke u bërë thirrje negociatorëve “t’i japin fund kësaj tragjedie”.
Turkish President Recep Tayyip Erdogan reiterated his call for a cease-fire between Russia and Ukraine ahead of peace talks in Istanbul to end the war which is early into its second month https://t.co/9yA8If1M2a pic.twitter.com/CR1zhE4w90
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) March 29, 2022
Ai nënvizoi se si “përparimi i bërë gjatë këtyre bisedimeve do t’i lejojë liderët e Rusisë dhe Ukrainës të dalin ballë për ballë”.
Erdogan shpreson për një “paqe të drejtë”, që nuk do të ketë një humbës dhe sipas tij vazhdimi i konfliktit nuk i bën dobi askujt.
“Në një moment kaq kritik… shpresoj që takimet dhe diskutimet tona të jenë një ogur i mirë për vendet tuaja, për rajonin tonë dhe për mbarë njerëzimin”. Presidenti më pas bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe se ndalimi i tragjedisë varet nga të dyja palët.
Sipas disa burimeve për “Financial Times”, katër persona të informuar për bisedimet e paqes, kanë deklaruar se Kremlini ishte i gatshëm të mos pengojë Kievin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian nëse do të heqë dorë nga përpjekjet e tij për t’u bashkuar me NATO-n.
Gjithashtu, sipas burimeve të brendshme, Rusia është e gatshme të heqë dorë edhe nga “denazifikimi” i Ukrainës si pjesë e negociatave për armëpushim. Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte presionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë.
Russian oligarch Abramovich- who had been allegedly poisoned and recovered recently- is also spotted in Russia-Ukraine peace talks in Istanbul.
— Nalan Koçak (@Nalan_Kocak) March 29, 2022
He sits next to Turkish presidential spox Kalın, listening to Erdogan’s speech to delegations. pic.twitter.com/14Fej9p4Rx
Kur konflikti ruso-ukrainas arrin në ditën e 34-të, sytë janë te Stambolli, ku do të zhvillohen bisedime me dyer të mbyllura midis Moskës dhe Kievit.
Erdogan nis negociatat duke bërë një apel për “një rezultat konkret” që do të arrihet së shpejti.
Kremlini përsërit se “nuk ka ndërmend të përdorë armë kimike”. Ndërsa Zelenskij, tha se ishte gati të pranonte statusin e neutralitetit. Ndërkohë, president Biden nuk tërheq asgjë nga ai që ka thënë për Putinin: “Unë shpreha indinjatën time”, ndërsa në Tëitter ai këmbënguli: “Ai është një diktator”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje