E mërkura do të jetë një ditë e ngjeshur për socialistët, ku mbledhjes së përjavshme të qeverisë do t’i shtohet edhe një mbledhje e kryesisë së partisë.
Rama ka mbledhur pas mesdite në Vilën 31 në Tiranë një pjesë të ministrave të kabinetit qeveritar, ku jashtë diskutimeve mund të mbesin zhvillimet e kësaj të marte pas kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Alqi Bllakos.
Mbledhja e Kryesisë është thirrur për në orën 17:00 dhe në përfundim të saj pritet që të dilet me një qëndrim në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Alqi Bllakos.
Nisur nga shembujt e së shkuarës dhe zotimet e deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, që thotë se PS nuk do të bëhet mburojë për askënd që ka probleme me drejtësinë, pritet që SPAK-ut t’i jepet drita jeshile për të arrestuar Alqi Bllakon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje