Bota

Zelenskij akuzon rusët për përdhunime. Denoncimi i një gruaje që i vranë dhe bashkëshortin

Gazeta Si – “Rusët deportojnë civilë dhe përdhunojnë femra”, madje edhe të mitura. Akuza vjen nga presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskij.

Megjithatë, këto janë “gënjeshtra”, përgjigjet zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke argumentuar se refugjatët ukrainas shkojnë “vullnetarisht” në Rusi.

“Ushtria ruse ndihmon civilët të largohen nga Mariupoli, të largohen nga vendet ku jeta është e rrezikshme dhe ata i ndihmojnë ata, megjithëse, siç dihet tashmë, këta njerëz janë në rrezik kur përpiqen të largohen nga këto vendbanime, sepse i qëllojnë pas shpine. Tashmë ka një numër të madh historish të dëshmitarëve okularë në këtë pikë”, tha Peskov.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, ka hapur hetimin e parë zyrtar për përdhunimin e një gruaje të kryer gjatë pushtimit rus.

Viktima është një grua nga Brovary, në periferinë lindore të Kievit, e cila tha se ushtria ruse hyri në shtëpinë e saj, i vranë burrin dhe e përdhunuan disa herë, ndërsa djali i saj 4-vjeçar qante në dhomën tjetër.

Kjo është hera e parë që bëhet jë denoncim nga viktima, siç theksohet në Tëitter nga parlamentarja ukrainase, Inna Sovsun.

Historia e viktimës – Në një intervistë për gazetën “Times”, të marrë më vonë nga “Insajder”, gruaja ka rrëfyer makthin që ka përjetuar: “Dëgjova një të shtënë, zhurmën e hapjes së portës dhe më pas zhurmën e hapave në shtëpi. Unë bërtita: ‘Ku është burri im?’ Pastaj pashë jashtë dhe e vura re atë në tokë pranë portës. Një ushtar me moshë të vogël ma vuri armën në kokë dhe më tha: ‘Unë qëllova burrin tuaj, sepse ai është nazist’”.

Gruaja më vonë pohoi se i tha djalit të saj 4-vjeçar të fshihej në një dhomë tjetër dhe më pas u përdhunua vazhdimisht.

“Më tha të hiqja rrobat, më pas më përdhunuan njëri pas tjetrit. Nuk i interesonte që djali im ishte në dhomën tjetër. Më thanë ta mbyllja gojën dhe të kthehesha. Ata e mbanin armën drejtuar nga unë në kokë gjatë gjithë kohës, duke thënë: ‘A e vrasim apo ta mbajmë gjallë?'”.

Pas episodit, viktima ka arritur të arratiset me djalin e saj, i cili ende nuk e di se babai i tij ka vdekur.

Rastet – “Ne kemi raporte për gra që janë përdhunuar në grup. Disa janë të moshuara. Shumica janë ekzekutuar pas përdhunimit ose kanë kryer vetëvrasje”, – tha deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko për “The Guardian”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë