Bota

Çmimet e energjisë rrisin në nivel rekord inflacionin në Spanjë, qeveria plan ndihme 16 mld dollarë

Inflacioni në Spanjë ka arritur në nivelin më të lartë në pothuajse 37 vjetët e fundit. Rritja e inflacionit është rritur për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Qeveria spanjolle më 30 mars, inflacioni u rrit në 9.8 për qind në mars nga 7.6 sa ishte në shkurt. Ky është niveli më i lartë i inflacionit që prej majit të vitit 1985.

“Kjo është një shifër e keqe që prek ekonominë tonë, veçmas grupet më të ndejshme… për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, Spanja që nga fundi i vitit të kaluar po përballet me çmime të larta të energjisë.

Që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, çmimet e naftës janë rritur dhe sektorët e transportit dhe bujqësisë së Spanjës kanë zhvilluar  protesta duke kërkuar ndihmë nga shteti

Sipas statistikave të prezantuara për muajin mars  rritja e çmimeve të karburanteve dhe energjisë elektrike, ka rritur edhe çmimet e produkteve ushqimore.

Qeveria e Sanchezit miratoi të martën një plan për t’iu ofruar 16 miliardë dollarë ndihmë direkte, në formë të borxheve për kompanitë që janë prekur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Masat përfshijnë një zbritje të çmimit për 20 centë për një litër karburant, teksa Qeveria do të paguajë 15 centë dhe pjesa tjetër do të mbulohet nga shitësit e karburanteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë