Politike

Rama: Nuk do të ketë ndryshime në qeveri

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në qeveri, Kryeministri Rama tha se kjo nuk është e nevojshme.

Ai shtoi se në mbledhjen e kryesisë është diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe Kongresin e Partisë Socialiste.

“Ndryshime në kabinet s’ka arsye pse të ketë. Ne kemi bërë mbledhje që ka në qendër të vëmendjes kongresin e PS, agjendën e kongresit, temat, formën e re, statutin e ri të PS.

Kemi folur për mbledhjen e të dhënave të fshehta të të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar dhe kryesisë, për opinion për presidentin e republikës”, tha Rama duke përjashtuar prerazi ndryshimet në kabinet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë