Bota

Rusia do të vazhdojë të lejojë vendet europiane që të paguajnë gazin me euro

Gazeta Si – Rusia do të vazhdojë të lejojë vendet europiane që të paguajnë gazin me euro dhe jo me rubla siç tha pak ditë më parë presidenti Vladimir Putin. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i kancelarit gjerman Olaf Scholz Scholz.

Sipas BBC, Vladimir Putin i tha Scholz se muajin e ardhshëm pagesat “do të vazhdojnë të bëhen me euro dhe do të transferohen si zakonisht në Gazprom Bank e cila nuk është prekur nga sanksionet”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit.

Banka më pas do të bëjë konvertimin e pagesave në rubla. “Scholz nuk ishte dakord me këtë procedurë në bisedë, por kërkoi informacion me shkrim për të kuptuar më mirë procedurën”.

Rusia kishte deklaruar më herët se vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës do të duhet të paguanin për gazin e saj në rubla nga 31 marsi.

Gjermania merr rreth gjysmën e gazit dhe një të tretën e naftës së saj nga Rusia dhe ka paralajmëruar se mund të përballet me një recesion nëse furnizimet ndalojnë papritur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë