Politike

Berisha: PS po tenton të blejë deputet për presidentin e ri

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi fillimin e punës nga Partia Socialiste për zgjedhjen e Presidentit të ri.

I pyetur se çfarë mendon për mazhorancën që nuk njeh deputetët e Komisionit të Rithemelimit, Berisha u përgjigj se socialistët do tentojnë të blejnë ligjvënësit, por do të dështojnë me turp.

“Ka nisur punën për të blerë, do dështojnë me turp. Po nuk njohën grupin dhe të vazhdojnë praktikën e blerjes, do dështojnë…”, tha shkurt Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë