Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u shfaq të enjten para medias pak para se të futej në mbledhjen e seancës parlamentare, aty ku më herët kishte dalë Sali Berisha.
I pyetur si e shikon rikthimin e Sali Berishës, Basha u pergjigj: “Unë kam bërë dhe do të bëj gjithçka për vlerat e bashkuara. Një nga parimet është orientimi euroatlantik. Unë e kam të qartë rrugën që duhet të përshkruajë PD për të kthyer në një alternativë për njerëz. Unë do të punoj pa rreshtuar për këtë rrugë. Ujërat mund të jenë akoma të turbullta, por do të qartësohen”
Basha, i cili mbërriti vetëm në Kuvend, nuk sqaroi më tej për mediat se çfarë nënkuptonte me ‘qartësimin’, por konfirmoi sërish se ai do të vijojë të punojë për bashkimin e PD-së. Se si, mbetet për tu parë.
“Ajo që dua të them është që unë po punoj e do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave që të jetë alternativë për njerëzit e që të jetë alternativë do të thotë të punojë për njerëzit të tejkalojë interesat personale për të cilat kam vendosur dhe të marr vendimin që jeni njohur të gjithë por jo të heqë dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.
PD duhet të kthehet në alternativë e shpresë për njerëzit. Unë do punoj përditë që PD të kthehet në alternative që s’mund të jetë në kundërthënie me aleatët tanë strategjikë…”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje