Kuvendi ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të zëvendësuar mandatin e lënë nga Alqi Bllako, duke i hapur marrjes së këtij mandati nga Pandeli Majko.
Pas dorëzimit të kërkesës, sipas Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të marrë sa më parë vendimin për plotësimin e vakancës.
Nga momenti që KQZ ja kalon mandatin kandidatit pasaardhës në listë me më shumë vota parapëlqyese, siç përcakton Kodi (që në këtë rast është Pandeli Majko) njoftohet Kuvendi për vendimmarrjen.
Pas këtij hapi mbetet vetëm betimi i Pandeli Majkos para Kuvendit si deputet i ri. Nëse Majko nuk paraqitet dhe betohet në Kuvend, procedura përsëritet me kandidatin pasaardhës në listë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje