Politike

Mazhoranca rrëzon kandidaturën e PD për anëtarin Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Rezultatet e votimit i njoftoi nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila tha se propozimi u rrëzua me 10 vota pro dhe 6 kundër.

Sipas saj, Spaho nuk plotëson kushtet ligjore për në Bankën e Shqipërisë.

“Komisioni i Ekonomisë lidhur me propozimin e kryetari të grupit parlamentar të PD ka vijuar mbledhjen me dëgjesën e kandidaturës që u propozua dhe sipas raportit  me 10 vota dhe 6 kundër komisioni vendosi se kandidatura e Mateo Spaho nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në ligjin për BSH dhe ky raporti i është përcjellë seancës plenare”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë