Bota

Franca dhe Gjermania nuk frikësohen nga presioni i Putin. Do të reduktojnë furnizimin me gaz nga Rusia

Franca dhe Gjermania kanë refuzuar presionin e Rusisë se do të ndalojë furnizimin me gaz në Europë, duke reduktuar importet e gazit rus.

Ata kanë reaguar menjëherë pas kërcënimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se do të mbyllë rubinetat e gazit për ato shtete që nuk paguajnë ne rubla.

Ministri francez i ekonomisë tha se Franca dhe Gjermania po përgatiten për një reduktim të furnizimit të gazit rus.

Ai tha se të dy shtete po i përgjigjen paralajmërimit të presidentit rus Vladimir Putin se Moska do të mbyllë rubinetat për ata që refuzojnë të paguajnë në rubla.

“Mund të ketë një situatë nesër në të cilën … nuk ka më gaz rus. Na takon ne të përgatitemi për këta skenarë dhe ne po përgatitemi,” tha Bruno Le Maire pas bisedimeve në Berlin me homologun e tij gjerman Robert Habeck.

Ndërkohë që edhe ministri gjerman Robert Habeck deklaroi se Gjermania mund të reduktojë gazin rus duke theksuar se askush nuk do të shantazhohet nga Vladimir Putin./The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë