Gazeta Si – “Vladimir Putin ka kancer në tiroide”. Prej javësh qarkullojnë zëra për një sëmundje të mundshme që thuhet se ka prekur presidentin 69-vjeçar rus Vladimir Putin.
Por tani, për të shtuar edhe një pjesë tjetër në histori, është një investigim nga “Proekt”, një media e pavarur ruse e specializuar në gazetarinë investigative, për të cilën punojnë gazetarë, të cilët vendosin të mbeten anonimë dhe përpiqen të kryejnë hetime falas, pavarësisht censurës. “Ne ju tregojmë listën e mjekëve që shoqërojnë presidentin në udhëtimet e tij”, thuhet në artikull.
Mjekët – duke përfshirë Alexei Shcheglov, Yaroslav Protasenko dhe Yevgeny Selivanov – e kanë vizituar Putinin në të kaluarën për një kohë të gjatë, kur “ai me sa duket kishte probleme me shpinën” dhe së fundmi, “Cari” do të kishte kërkuar mbështetjen e “një specialisti të kancerit” për gjendrën e tiroides, i cili e ka vizituar 35 herë në katër vjet në Soçi (në rezidencën e tij)”.
Bëhet fjalë pikërisht për mjekun endokrinolog të Spitalit Klinik Qendror në Moskë, Selivanov. “Kremlini, – vazhdon artikulli, – ka fshehur informacione për shëndetin e presidentit për vite me radhë, edhe kur ai dëmtoi shpinën pas një rënie nga kali”.
Megjithatë, zyra e Kremlinit në Moskë, i ka mohuar zëra të tillë. Zëdhënësi i Putinit, Dmytry Peskov, raporton “Prdavda Russa”, tha se lajmi nuk është i vërtetë.
Në ditët e para, vizitat ishin të rralla – lexohet ende në dëshminë e një zyrtari që punonte me presidentin në atë kohë – dhe “pak vëmendje iu kushtua problemeve të tilla, si ethet”.
Russian investigative site @wwwagentsmedia has published records of doctors who visit Putin, including for a lengthy period when he apparently had back problems and – more recently – a thyroid cancer specialist who went to see him 35 times in Sochi alonehttps://t.co/e5YjunzdjH
— max seddon (@maxseddon) April 1, 2022
Në fakt, ishte e rëndësishme të mos dëmtohej imazhi i një presidenti të fortë dhe trim. Së fundmi, faqja publikon një listë të rasteve në të cilat Putini, mendohet se për arsye shëndetësore, u detyrua të hiqte dorë nga udhëtimet e punës, takimet apo aktivitetet.
Disa shembuj? Në nëntor 2016, udhëheqësi rus shkon për pushime për një javë në Soçi, duke shmangur daljet publike dhe në të njëjtat ditë ai merr vizita nga një grup neurokirurgësh dhe reanimatorësh, të udhëhequr nga Oleg Myshkin. Dhe përsëri, me ardhjen e Covid në Rusi, presidenti ka filluar të sillet në mënyrë të pazakontë dhe është izoluar disa herë.
Vetëm pak javë më parë, hërbimet “007” të grupit “Five Eye” – SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Kanada, Zelandë e Re dhe Australia – kishin lënë të kuptohet se Putini po trajtohej për një tumor (duke vënë në dukje një “zbehje të çuditshme dhe ënjtje të dyshimtë, sidomos të qafës dhe fytyrës”, ndoshta lidhur me marrjen e barnave) ose në çdo rast për një patologji të rëndë që kërkonte përdorimin e steroideve dhe shkaktonte shpërthime të papritura zemërimi.
Një burim i paidentifikuar, tha gjithashtu për “Daily Mail”, për “një ndryshim në procesin e vendimmarrjes gjatë pesë viteve të fundit”.
Ndoshta as zgjedhja (së fundmi) për të punësuar “kuzhiierë personalë” të ushqimit për të mos u helmuar, qëndrim që i atribuohet një “paranoje” të vërtetë në kokën e kreut të Kremlinit, nuk është rastësi.
Përveç kësaj, përflitet se Putin ka parë thuajse me obsesion një video mbi vdekjen e ish-liderit të Libisë, Gadafi.
“Presidenti rus kalon orë të tëra duke parë videon e vdekjes së liderit libian”, – tha shkencëtari politik bullgar, Ivan Krastev në një intervistë. Prandaj mund të ketë shpjegime mjekësore pas sjelljes së Carit.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje