Taulant Balla tha të shtunën se mazhoranca është e gatshme për të bashkëpunuar me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Balla la të kuptojë qartë se bashkëpunimi me opozitën në këtë drejtim do të jetë vetëm në nivel parlamentar, ndërsa lëshoi sërish shashkën se ai vetë do të mirëpriste një Presidente femër.
“Në këtë fazë, të hënën e kësaj jave, ne kemi bërë një diskutim. Kryeministri Rama e ka iniciuar këtë diskutim. Partia Socialiste duhet të jetë e qartë, grupi parlamentar ka lidershipin e këtij procesi. Kështu e ka bërë Kushtetuta. Ne do të iniciojmë në ditët pasardhëse duke iu referuar parashikimeve Kushtetuese. Jo më vonë se data 24 do të ketë filluar procesi. Jo këtë javë që vjen, do të kemi mundësinë që në komunikim me kryetaren e Kuvendit, të kemi një mbledhje Kryetaresh ku të hartojmë një kalendar afatesh. Afatet janë të përcaktuara çdo ditë. Janë 5 raunde. Në 3 raundet e para do kërkojmë konsensus”, tha Balla.
Më tej, ai shtoi: “Lidershipin e këtij procesi e ka mazhoranca socialiste. Gatishmëria e kësaj mazhorance, për të dialoguar me këdo, brenda Kuvendit të Shqipërisë jemi gatshëm të diskutojmë me të gjitha grupet parlamentare me qëllim që t’i japim Shqipërisë një President në një aspekt diametralisht të kundërt si ai që kemi pasur deri më tani. Merrni Ilir Metën si është sjellë në marrëdhënie me Kushtetutën, institucionet, me Kuvendin me ndërkombëtarët, dhe në këtë aspekt shkoni tek ai i duhuri. Shqipëria ka nevojë për një president ose presidente normale. Unë do e mbështesja një presidente zonjë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje