Gazeta Si – Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka dhuruar spektakël në Njukasëll, ku mundi pas 4 raundesh me ‘KO” uellsianin Kris Xhenkins. Ai regjistroi kështu fitoren numër 11 në ringun profesionist dhe mbrojti brezin IBF. Marku nuk ka pësuar asnjë humbje.
Atmosfera para, gjatë dhe pas ndeshjes ishte shumë e zjarrtë, pasi tifozë të shumtë shqiptarë që jetojnë në Angli kishin mbushur sallën. Florian Marku sulmoi që në fillim dhe mbajti ritmin e lartë edhe pasi pësoi një të çarë mbi vetull.
Grushtet e njëpasnjëshme të boksierit shqiptar bënë që kundërshtari të dorëzohej. Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen në raundin e 4-t dhe akordoi fitoren me nokaut të Markut, i cili nuk dëshiron të ndalet këtu.
Florian Marku kërkon që tani që kundërshtari i radhës të jetë kampioni britanik Amir Khan, por kjo mbetet për t’u parë. Pas fitores ndaj Xhenkins, “The Albanian king” ka fituar shumë shkallë në klasifikimin e kategorisë velter, duke shkuar nga vendi i 73-të në vendin e 48-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje