Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në Konferencën Ballkanike për Lidership komentoi edhe lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë.
Ai tha se Shqipëria ka hyrë në fazën kur duhet të zgjedhë një President të ri, i cili sipas tij duhet të jetë në shërbim të njerëzve dhe që i do të mirën vendit.
“Shumë shpejt do të na duhet të mendojmë për Presidentin e ardhshëm të Shqipërisë. Kam dëgjuar debatet që bëhen sot nëpër studiot televizive, apo qoftë edhe brenda partive tona, për të gjetur identikitin e Presidentit të ardhshëm. Njëri thotë duhet të jetë kështu, tjetri thotë duhet të jetë ashtu, të ketë këtë moshë apo atë moshë, por në fund të gjithë kanë një të përbashkët: kush i do të mirën këtij vendi dhe do të sugjerojë identikitin e Presidentit të ardhshëm të Shqipërisë, thotë: ai duhet të jetë si Presidenti Moisiu sepse besoj se ka një konsensus të jashtëzakonshëm, përtej bindjeve politike, përtej të majtës dhe së djathtës, përtej myslimanëve dhe të krishterëve, përtej veriut dhe jugut, se ai është identikiti i Presidentit që na duhet. Një njeri me rrënjë, një njeri me bosht, që është në shërbim të publikut”, tha Veliaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje