Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi të hënën një takim me ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë, Karel Urban. Nuk ka shumë rëndësi takimi sesa fakti se qysh prej shpalljes ‘non-grata’ nga DASH, ky është takimi i parë i Berishës me një ambasador vend i BE-së.
“Sot prita në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë…
Gjate këtij takimi diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Theksova në këtë takim se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike. Takimi ishte i hapur…”, shkruan Berisha në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje