Politike

Yuri Kim njeh Alibeajn në PD: Takova kryetarin e komanduar, të ecim përpara, jo pas   

Nuk pati shumë rëndësi se çfarë u diskutua mes diplomates amerikane dhe zyrtarit të PD të martën e 5 prillit.

Për herë të parë takimi i Ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pati rëndësi për dilemën e SHBA (qysh prej vendimit të gjykatës së shkallës së Parë që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit) se kë Departamenti sheh si palë në PD.

Takimi i Yuri Kim me Enkelejd Alibeajn e zgjidhi shpejt enigmën.

Menjëherë pas takimit të zhvilluar në kryesinë e Kuvendit ku për shumëkënd mund të interpretohej si një takim i ambasadores amerikane me kryetarin e grupit parlamentar sa kohë që ajo, një ditë më parë, takoi kryetarin e Kuvendit dhe të nesërmen pritet të takojë edhe kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

SHBA njohin Enkelejd Alibeajn si palë dhe jo komisionin e Rithemelimit apo thënë më shkoqur Sali Berishën.  

Yuri Kim e qartësoi pozicionin ende pa dalë mire nga kryesia e Kuvendit, përmes një postimi të saj në Twitter.        

“Diskutim shumë i mirë sot me kryetarin e komanduar të PD dhe drejtuesin e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh.

SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie.

Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen.

Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, komentoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë