Bota

Koreja e Veriut kërcënon: Bomba atomike nëse Jugu na provokon!

Gazeta Si – Koreja e Veriut “është kundër luftës”, por nëse Koreja e Jugut do të “zgjidhte një konfrontim ushtarak” apo edhe “të kryente një sulm parandalues”, atëherë “forcat bërthamore të Veriut” do të detyroheshin të përgjigjeshin: “Ne duhet të nisim një sulm të tmerrshëm dhe ushtria e Koresë së Jugut do të përballet me një fat të tmerrshëm, një hap larg shkatërrimit dhe rrënimit total”.

Ajo që e thotë këtë – duke ngritur nivelin e konfrontimit verbal midis regjimit të Phenianit nga njëra anë dhe Seulit nga ana tjetër – ishte Kim Yo-jong, motra e fuqishme e Kim Jong-un.

Sipas Kim Yo Jong, deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Seulit – e cila të premten e kaluar diskutoi mundësinë e sulmeve parandaluese shumë të sakta dhe të shpejta në Korenë e Veriut – janë një “gabim shumë i rëndë”.

Fjalët e motrës së Kim, vijnë pak ditë pas testimit të një rakete balistike – ndoshta një gjeneratë e re – nga regjimi i Veriut, i cili e ka bërë publike lëshimin me rreze të gjerë veprimi.

Vetë Kim kishte kërcënuar se do të godiste objektivat në Seul të dielën nëse Koreja e Jugut kryente “veprime të rrezikshme ushtarake”.

Sipas analistëve të cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, fjalët e motrës së liderit të Koresë së Veriut i drejtohen presidentit të ri të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili ka mbajtur një qëndrim më muskuloz përballë provave të regjimit të Phenianit.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë frikë se, pas testeve raketore, Koreja e Veriut po përgatitet të rifillojë testet bërthamore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë