Politike

Shaip Kamberi humbet mandatin, shqiptarët të papërfaqësuar në parlamentin e ri të Serbisë

Kur janë numëruar rreth 97 për qind i votave në Serbi, shqiptarët rrezikojnë të mbeten të papërfaqësues në parlamentin e ri.

Sipas të dhënave të përditësuara që po raportohen nga mediat serbe, asnjëri prej dy koalicioneve të partive shqiptare nuk e tejkalon pragun për të siguruar të paktën një mandat në parlamentin e ri.

Rezultatet tregojnë se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, kryesuar nga deputeti aktual, Shaip Kamberi ka marrë rreth 9400 vota, ose 0.26 për qind të tyre, duke mos u përkthyer në asnjë mandat në Kuvend.

Koalicioni tjetër, Alternativa Demokratike Shqiptare ka siguruar rreth 3200 vota, ose 0.09 për qind të tyre dhe gjithashtu pa asnjë mandat në parlamentin e ri serb.

Shqiptarët përfaqësoheshin në parlamentin e shkuar në Serbi nga tre deputetë, ku më i zëshmi prej tyre ishte Shaip Kamberi. Tre deputetët dolën falë bashkimit të tyre në një listë të vetme në zgjedhjet e dy viteve më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë