Bota

Video/ Incident në Bukuresht, makina godet murin e ambasadës ruse

Gazeta Si – Një makinë është përplasur në portën e ambasadës ruse në Bukuresht të Rumanisë. Sipas policisë lokale, automjeti ka marrë flakë dhe drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Për momentin nuk dihen arsyet e asaj që ka ndodhur, por policia nuk përjashton asnjë hipotezë.

Makina ka përplasur portën, por nuk ka hyrë në kompleksin e ambasadës. Një video që u shfaq në rrjetet sociale tregon automjetin e përfshirë nga flakët, teksa personeli i sigurisë hyn me shpejtësi në zonë. Ndërkohë zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Pista kryesore e hetimit mund të jenë një akt vetëflijues për shkak të pushtimit rus të përgjakshëm në Ukrainë.

Rumania, si një vend i NATO-s, i është bashkuar vendeve aleate në Europë për të sanksionuar Rusinë ekonomikisht. Incidente kundërinteresave ruse në Europë janë regjistruar edhe në Pragë të Çekisë.

Kova me bojë të kuqe si gjaku është hedhur pak ditë më parë në shkallët dhe hyrjen e ambasadës së Federatës Ruse në kryeqytetin çek kundër luftës në Ukrainë. Një grup aktivistësh, në fakt, morën kova me bojë të kuqe dhe i hodhën para selisë së ambasadës ruse.

“Boja e kuqe simbolizon gjakun e viktimave të pushtimit rus të Ukrainës, një masakër”, thanë protestuesit për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë