Bota

Papa shfaq flamurin ukrainas nga Bucha dhe dënon mizoritë ruse

Gazeta Si – Papa ka dënuar mizoritë ruse në Ukrainë, të tilla si masakra në Bucha, ndërsa mbante lart flamurin ukrainas.

Ati i Shenjtë ka kritikuar disa herë pushtimin rus në Ukrainë dhe e ka dënuar veprimet e Vladimir Putinit.

“Gjithnjë e më shumë mizori të tmerrshme po ndodhin, madje edhe kundër civilëve, grave dhe fëmijëve të pafuqishëm. Ata janë viktima, gjaku i pafajshëm i të cilëve thërret në qiell. Të pushojë kjo luftë! Le të heshtin armët. Ndaloni të mbillni vdekjen dhe shkatërrimin,” tha Papa.

Gjestet para fjalëve. “Dje ma sollën këtë flamur”, thotë Papa Françesku dhe përkulet për ta puthur, e shpalos, ua tregon besimtarëve. “Ky flamur vjen nga lufta, nga ai qytet i goditur, Bucha”.

Fillimisht ai denoncoi “pafuqinë e OKB-së” dhe pastaj thotë: “Lajmet e fundit për luftën në Ukrainë, në vend që të sjellin lehtësim dhe shpresë, përkundrazi dëshmojnë për mizori të reja, siç ishte masakra e Buch-a. Mizoria gjithnjë e më e tmerrshme, e kryer edhe kundër civilëve, grave dhe fëmijëve të paarmatosur”.

Papa ftoi një grup fëmijësh ukrainas në skenën e Aula Nervi dhe u dha atyre vezë të mëdha të Pashkëve.

“Këta fëmijë duhej të iknin dhe të vinin në një tokë të shëndetshme. Është e vështirë të jetë dashur të shkosh në një vend tjetër për një luftë. Ky është një nga frytet e luftës: të mos i harrojmë ata dhe të mos harrojmë popullin ukrainas”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë