Politike

‘Presidenti’, Pëllumbi: Çdo deputet i PS do propozojë me zarf kandidatin, besoj do jetë nga radhët tona emri i ri   

Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi ka deklaruar procesin e përzgjedhjes së emrit kandidat për presidentin e ri të Republikës.

“Të 74 deputetëve të Partisë Socialiste do t’u shpërndahet një letër me zarf në të cilin duhet të shkruajnë tre emra si kandidatë të mundshëm që ata mendojnë për të qenë president i Republikës. Në fund këto do dorëzohen në një komision të posaçëm që do nxjerrë rezultatin se cili emër rezulton më i preferuari. Mbi bazën e këtij rezultati pritet të bëhet edhe përzgjedhja e emrit zyrtar”, tha Pëllumbi i  ftuar në emisionin “Dekalog”.

Sipas tij, nga ajo që ka kuptuar është se gjasat më të mëdha janë që presidenti i ri të jetë nga radhët e Partisë Socialiste.

Një ditë më parë, i pyetur po për të njëjtën çështje, kryeministri Edi Rama nuk përcaktoi identikitin e Presidentit të ardhshëm, por tha shkurt se ai apo ajo do të jenë e kundërta e figurës që ka përçuar në presidencë, Ilir Meta.

Pas vitit 1990 janë zgjedhur gjashtë presidentë. Tre janë zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Bamir Topi dhe Bujar Nishani, Alfred Moisiu ka qenë konsensual, një nga radhët e Partisë Socialiste, Rexhep Meidani, dhe një nga LSI Ilir Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë