Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur finalizimit të operacionit të SPAK në Pikën Kufitare të Morinës, ku u arrestuan 31 policë doganorë me akuzën e korrupsionit.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë përgëzon bashkëpunimin mes Prokurorisë së Posaçme dhe SHÇBA, duke e cilësuar operacionin që çoi në arrestimin e dhjetëra policëve si shembullor.
“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, shkruan Rama.
Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Kukës, Fran Kaçorri dhe 33 punonjës policie të kësaj drejtorie janë vënë në masa sigurimi nga Prokuroria e Posaçme me dyshimin se janë korruptuar duke lejuar kalimin e paligjshëm të qytetarëve dhe kontrabandën e mallrave.
Sipas SPAK janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e qytetarëve, mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje