Politike

Rithemelimi mban zgjedhjet për kreun e PD-së në Mallakastër

Komisioni i Rithemelimit njoftoi se këtë të shtunë po zhvillon procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë së degës Mallakastër.

Sipas njoftimit, votimit ka nisur në orën 09:00 dhe mbyllet në orën 17:00.

Kryetarët e degëve zgjidhen sipas parimit “një anëtar, një votë”. Komisioni i Rithemelimit fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të degës Mallakastër që të votojnë për kryetarin e ri të degës, ku kandidatët janë dy, Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj.

Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj kundërshtohet nga mbështetësit e Bashës, që e cilësojnë atë të paligjshëm dhe përjashtues, jo përbashkues siç pretendon Rithemelimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë