Gazeta Si – Kryeministri britanik Boris Johnson ka mbërritur në Kiev në një vizitë të panjoftuar për shkak të sigurisë së tij, ku është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenca e Ukrainës. Johnson ka qenë deri tani, një nga mbështetësit më të fortë të kauzës ukrainase.
Britania po përgatit “një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake” për Ukrainën si një testament për “angazhimin e saj ndaj këtij vendi në luftën kundër fushatës barbare ruse”, shkroi Johnson në Twitter.
Downing Street më pas njoftoi se Britania do të dërgojë 120 automjete të blinduara dhe sisteme të reja raketore kundër anijeve në Ukrainë.
British Prime Minister Boris Johnson is apparently now in Kyiv. pic.twitter.com/zyWDhsFCLi
— Jimmy (@JimmySecUK) April 9, 2022
Kryeministri britanik Boris Johnson, premtoi 120 automjete të blinduara dhe raketa kundër anijeve në Ukrainë, duke përshëndetur reagimin ndaj pushtimit rus si “ndërmarrja më e madhe e armëve e shekullit të njëzet e një”, – thuhej nw një shënim nga Downing Street.
“Është për shkak të udhëheqjes së vendosur të Presidentit Zelensky dhe heroizmit dhe guximit të pamposhtur të popullit ukrainas që synimet monstruoze të Putinit janë minuar”, tha Johnson pas takimit me Zelensky.
Duke folur për masakrën e Bucha-s, kryeministri britanik tha se masakra e civilëve ka “njollosur përgjithmonë” reputacionin e Vladimir Putinit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje