Gazeta Si – Briken Calja për meshkuj dhe Evangjeli Veli për femra janë shpallur kampionë kombëtarë në kampionatin e të rriturve në peshëngritje, që u zhvillua të dielën në Parkun Olimpik të Tiranës. Një sukses i pritshëm ky për këta dy sportistë, që të dy pjesë e klubit të Tiranës.
Evangjeli Veli, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, emrat më të njohur të peshëngritjes sonë, i dhanë bukuri këtij aktiviteti, që ka shërbyer njëkohësisht edhe për përzgjedhjen para Lojërave Mesdhetare.

Në stilin e shkëputjes Briken Calja ngriti 150 kilogramë, kurse Erkand Qerimaj 154 kilogramë. Në shtytje Qerimaj ngriti 184 kilogramë, ndërsa Calja ngriti 190 kilogramë dhe u shpall kampion për kategorinë 81 kilogramë. Në dygarësh ai ngriti 340 kilogramë, kurse shkodrani 338 kilogramë.
“Shumë krenar për rezultatin e arritur ë Kampionatin Kombëtar në peshën 81 kg, shpalljen kampion kombëtar dhe sportisti më i mirë i kompeticionit, në një sfidë të denjë siç e meriton edhe peshëngritja shqiptare të ketë. Ishte një provë dhe një test mjaft i rëndësishëm përpara Europianit të ardhshëm, ku synimet tona janë mjaft të qarta”, – ka shkruar pas suksesit në faqen e tij në Facebook Briken Calja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje