Politike

‘Rithemelimi’ mbyll zgjedhjet për kryetarin e degës në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë  

Pavarësisht se ka ende amulli në gjykatë për të ardhmen ‘de jure’ të Partisë Demokratike, Komisioni i Rithemelimit që po vijon procesin e ristrukturimit ne bazë ka mbyllur zgjedhjen e kryetarit të PD dega Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë.    

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetarë të degëve të PD u shpallën; PD Fier, Rrapi Gjika me 56% të votave; PD Selenicë, Leonard Rakipaj me 76% të votave dhe PD Fush-Krujë, rikonfirmohet Agron Loka me 92% të votave.

Kryetari i degës u zgjodh sipas parimit “një anëtar një votë”, për një “Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë