Politike

Në mesditë grupi i PD, me debatin e hapur për Berishën ‘non-grata’  

Nuk u mblodh para seancës parlamentare të së hënës, por do të mblidhet sot. Grupi parlamentar i PD-së pritet të mblidhet në mesditë mes gjithë deputetëve.

Kjo është mbledhja e dytë e grupit parlamentar ku pritet të marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që do të thotë se edhe objekti i diskutimit do të fokusohet në dy drejtime; Procesi i ribashkimit dhe debati i hapur nëse Berisha duhet të jetë anëtar i grupit parlamentar i PD-së pas shpalljes ‘non grata’ dhe një vendimi ne fillim të legjislaturës për ta regjistruar në Kuvend si deputet të pavarur dhe jo si i PD-së.  

Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar, kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj tha se  Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit pasi ai është i shpallur ‘non grata’.

Në anën tjetër, Berisha i tha se këtë vendim nuk mund ta përcaktoje ai, pasi ka folur anëtarësia në datën 6 mars. Mbledhja e parë nuk zgjidhi asgjë në këtë drejtim, përveçse ka lënë një vije ndarëse qëndrimesh dhe mos rakordim i grupit pa një bosht të caktuar politik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë