Politike

Kuvendi ‘harroi’ reformën zgjedhore, Celibashi: Zgjedhjet nuk janë larg

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhohre, por puna për hartimin e kësaj reforme nuk ka nisur ende.

Për kujtesë të partive politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kujton se jo më larg se 14 maji i vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e reja vendore për 61 bashkitë.

“KQZ u sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 maj 2023 është data e fundit”, thotë komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Celibashi identifikon edhe problematikat ku kërkohet ndërhyrja në legjislacionin aktual.

“Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjërrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë