Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të qarkullimit, që u vjen në ndihmë si lehtësi mijëra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.
Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë, ku për palën shqiptare firmosi ministrja së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe për palën gjermane, Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksiç.
Balluku e cilësoi marrëveshjen si produkt të reformës së gjithanshme që ka ndërmarrë ndër vite qeveria në sektorin e transporteve.
“Për 2021 krahasuar me 2018 kemi 19.9% më pak aksidente rrugore. 18% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente, 7.5% më pak fatalitet, që do te thotë ulje me 43% e probabilitetit një drejtues mjeti që sapo ka marrë patentën të përfshihet në aksident”, tha ajo.
Ndërkohë, sekretari gjerman e cilësoi marrëveshjen një fitore të dyanshme.
“Kemi mangësi të theksuar në Gjermani të fuqisë punëtorë dhe me këtë marrëveshje shmangim disa burokraci për emigrantët. Është një marrëveshje fitore-fitore. Një hap i vogël në drejtim të Europës. është një pjesë e politikës europiane të Gjermanisë ndaj të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Luksiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje