Bota

Mori pjesë në festa gjatë karantinës, gjobitet Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe ministri i Financave Rishi Sunak u gjobitën në lidhje me të ashtuquajturën “partygate”. Të dy morën pjesë në feste gjatë pandemisë duke anashkaluar kufizimet e vendosura nga qeveria e tyre. Lajmi erdhi nga Doëning Street.

“Kryeministri dhe ministri i financave  morën sot një njoftim nga policia metropolitane e cila synon të vendosë sanksione kundër tyre. Nuk kemi detaje të tjera”.

Gjobat i referohen festave të mbajtura në Downing Street, rezidencën e kryeministrit, gjatë kohës së karantinës, veçanërisht me rastin e ditëlindjes së Johnson në qershor 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë