Pas mbledhjes me debate të forta në selinë e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat jashtë selisë përsëriti edhe njëherë se grupimi i Sali Berishës po hesht për vendimet e fundit të SHBA-së.
“E kam bërë të qartë qëndrimin tim, sigurisht që mund të jem pakicë, kjo nuk është vërtetuar. Kam shtruar një pyetje që për shkak të saj situate, të shpalljes non grata, sot PD ka një kompleks të madh me veten. Në dy godina ka rënë heshtja pas vendimit SHBA për Aqif Rakipin, në godinë e PS dhe selinë qëndrore të PD. Nuk arrij dot të kuptoj heshtjen e selisë qendrore të PD, se Edi Rama në dy qarqe ka bashkëpunuar me krimin për të blera vota dhe shantazhuar votues. A mund t’ja drejtoni pyetjen zotit Berisha pse hesht. Ka drejtuar gishtin ndaj Edi Ramës, ka pranuar atë që demokratët kanë konstatuar në 25 prill”, tha ai.
Po ashtu ai theksoi se procesi i zgjedhjes në degë nisur nga “Rithemelimi” po lë jashtë demokratët me sakrifica.
“Ka lënë jashtë demokratë që kanë sakrifikuar. Ky ka qenë shqetësimi i sotëm i grupit parlamentar. Për fat të keq ashtu siç doli këtu poshtë, s’ka rëndësi për demokratë nëse Berisha e njeh apo jo Alibeajn si kryetar grupi”, tha ai.
Bardhi tha më tej se nuk e kanë dorëzuar selinë dhe se beteja e tij nuk është për zyrat.
“S’ka asnjë dorëzim të PD-së. E drejta e ankimit është kushtetuese. I kujtova zotit Berisha se në 25 mars kur ka ardhur në zyrën time më ka thënë që vendimet e gjykatave duhen të respektohen. Përgjigja ime ka qenë po”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje