Grupi parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh ditën e martë pas mesdite me agjendë bashkimin, por pas tetë orë diskutimesh e debatesh të forta me protagonist Sali Berishën dhe Enkelejd Alibeajn, mbledhja u mbyll me një grup më të përçarë se më parë.
Veç debateve e akuzave e kundërakuzave, pati edhe nga deputetët që hodhën propozime se si duhej të dilte PD nga kjo situatë, si mund të bashkohej dhe të niste procesin zgjedhor në bazë. Një prej tyre e bëri deputeti Flamur Hoxha.
Deputeti i Qarkut të Kukësit tha se ai nuk do t’i bashkohej asnjë pale nëse procesi i zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të partisë ishte përjashtues. Propozimi i tij se si dilet nga kriza ishte i thjesht dhe bashkimi duhet të nisë nga grupi parlamentar.,
“Për t’i dhënë mesazh bashkimi anëtarësisë dhe atyre që duan të bëhen pjesë e PD. Prandaj, ne duhet me cdo kusht të ndalim përçarjen e të ngjallim besim, frymë dhe të ardhme. Unë kam një propozim që mendoj është i vetmi per një bashkim real të PD, të fillojmë, me ato struktura siç ishin e punuam në fushatën e 25 prillit, një proces organizimi e zgjedhje në çdo qelizë të strukturave drejtuese, me anëtarësinë aktive, e në disa muaj të përmbyllim të gjitha proceset zgjedhore në parti. Kjo është e vetmja rrugë nëse duam realisht një parti me te madhe, më të bashkuar dhe më të fortë”, deklaroi deputeti Hoxha.
Përçarjen ai e sheh si kontribut të të gjithëve, ndërsa për hir të bashkimit duhen bërë edhe sakrifica, në një mesazh që duket se i drejtohej Sali Berishës.
“Të gjithë bashkë çukitem tek ai xham që dha një krisje aq të madhe e cila, duhet ta pranojmë, ka shkuar deri në qelizë, tek çdo antarë e militantë i PD. A ka bashkim të PD? Po, padyshim mund të ndodhë. Unë e ofroj, e dua të behem pjese e bashkimit të PD, duke pranuar që atë ditë që do ndodhë realisht të largohem edhe përfundimisht nga politika”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje