Politike

Komisioni i Rithemelimit mbledhje në zyrën e Bashës

Komisioni i Rithemelimit është mbledhur pak pas orës 19:00 në zyrat e selisë së Partisë Demokratike, pasi Berisha u “rikthye” aty.

Nga fotot brenda sallës ku bëhet mbledhja, në krye të tavolinës është ish-kryeministri Sali Berisha.

Përgjatë saj duken anëtarët e Komisionit, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani, Ivi Kaso, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Flamur Noka, Luçiano Boçi etj.

Takimi po zhvillohet në zyrën e ish-kryetarit, Lulzim Basha, si u lajmërua më herët gjatë ditës nga zëdhënësja e Komisionit, Florjana Garo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë