Gazeta Si – Ministria Ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se luftanija ruse që u dëmtua nga një shpërthim të mërkurën, është fundosur. Sipas deklaratës së ministrisë, luftanija kryesore ruse, “Moskva” po tërhiqej në port kur “moti me stuhi” kanë shkaktuar fundosjen e saj.
Kievi ka thënë se raketat e tij goditën anijen luftarake “Moskva” në Detin e Zi, ndërkohë Kremlini nuk ka raportuar asnjë sulm.
Rusia thotë se anija u mbyt pas një zjarri që sipas tyre shkaktoi shpërthimin e municionit të anijes luftarake, duke shtuar se i gjithë ekuipazhi u evakuua më vonë në anijet ruse aty pranë në Detin e Zi duke mos dhënë më detaje të mëtejshme.
Zyrtarët ushtarakë ukrainas pretendojnë se kanë goditur “Moskva”-n me raketa “Neptun” të prodhuar nga ukrainasit.
“Kemi arritur sukses të konsiderueshëm. Të godasësh me dy raketa Neptun dhe të rrëzosh kryqëzorin e raketave ‘Moskva’, flamurin e flotës ruse të Detit të Zi, do të thotë të dëmtosh rëndë marinën e Putinit dhe të gjithë aparatin sulmues kundër Ukrainës”, argumenton 66-vjeçari Oleg Zhdanov, ish oficer i lartë i ushtrisë ukrainase, profesor i çështjeve ushtarake, i konsideruar ndër komentuesit më me përvojë në Kiev.
Paralajmërimi i CIA-s
Ndërkohë, pengesa e Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës, mund ta shtyjë presidentin rus, Vladimir Putin të përdorë armë bërthamore taktike ose me rendiment të ulët. Kështu deklaroi drejtori i CIA-s, Ëilliam Burns.
“Duke pasur parasysh dëshpërimin e presidentit Putin dhe udhëheqjes ruse, duke pasur parasysh pengesat me të cilat janë përballur ushtarakisht deri më tani, askush prej nesh nuk mund ta marrë lehtë kërcënimin e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike ose me rendiment të ulët”, paralajmëroi Burns në një deklaratë në Atlanta.
Megjithatë, për momentin, CIA nuk ka shenja të qarta se Moska po përgatitet për një sulm të tillë.
“Natyrisht, – shtoi ai, – ne jemi shumë të shqetësuar. Dhe unë e di se presidenti Biden është thellësisht i shqetësuar për shmangien e një lufte të tretë botërore, për shmangien e pragut në të cilin një konflikt bërthamor bëhet i mundur”.
Zelenskij: Po rezistojmë prej 50 ditësh luftë
“Kemi zgjatur tashmë 50 ditë. 50 ditë pushtim rus, edhe pse pushtuesit na kishin dhënë maksimumi pesë”. Këto janë fjalët e presidentit ukrainas, Volodyimyr Zelensky në fjalimin e tij të fundit kombëtar, të cituar këtë mëngjes nga “Guardian”.
“Pesëdhjetë ditët e mbrojtjes sonë janë rezultat i miliona ukrainasve, – shtoi ai. – Gjatë 50 ditëve të kësaj lufte, Ukraina u bë një hero për të gjithë botën e lirë. Për ata që kanë guximin t’i thërrasin gjërat me emrin e tyre. Për ata që nuk helmohen nga propaganda”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje