Politike

Meta reagon pas sulmit ndaj policisë në veri të Kosovës: Të shmanget çdo provokim

Presidenti Ilir Meta dënoi sulmin me armë ndaj autoriteteve policore në veri të Kosovës, në zonën e Zubin Potokut.

Kreu i shtetit shprehet besimplotë tek institucionet ligjzbatuese të Kosovës se do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte.

Po ashtu, ai bën thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimin e tensioneve.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok. Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët. Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë