Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, vuri në dukje sot se përpjekjet e atyre që kundërshtojnë reformën në drejtësi për ta minuar atë, po shtohen gjithnjë e më shumë.
Në një reagim në Twitter, ajo u bën thirrje që të ndalen në këto veprime, që thotë se nuk janë aq të fshehta sa mendojnë.
Kim shprehet se lufta kundër korrupsionit është thelbësore për sigurinë e SHBA dhe ky vend do të vijojë ta mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në vendin tonë.
“Teksa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, ata që e kundërshtojnë atë po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalen. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehta sa mendoni.
Presidenti Biden e bëri të qartë në Memorandumin e Studimi të Sigurisë Kombëtare të 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”.
1/2 As justice reform is beginning to produce more & more results, opponents are increasing efforts to undermine key elements, including vetting. Those engaging in threats, intimidation, slander, corrupt inducements should stop. Your actions are not as hidden as you think.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 15, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje