Gazeta Si – Garën e famshme Paris-Roubaix, mbretëreshën e klasikeve të çiklizmit, e shoqëron gjithmonë historia. Më shumë se 6 muaj pas suksesit të Sonny Colbrelli mes shiut dhe baltës, as edicioni i 119-të i kësaj gare, – që kthehet në pranverë pas 3 vitesh – nuk i tradhëtoi parashikimet për spektakël.
Fitoi holandezi Dylan van Baarle, 29-vjeëari i Ineos-Grenadiers jo shumë i njohur nga publiku i gjerë, por jashtëzakonisht konsistent në garë. Ai fitoi me një diferencë 1 minutë e 47 sekonda nga vendi i dytë, belgu Wout van Aert, ndërsa në vend të tretë doli zvicerani Kung. Me një diferencë kaq të madhe nuk fitohej që në 2010-ën.

Mbi të gjitha, ka qenë edicioni më i shpejtë në histori, me një mesatare 45,762 në 257,2 kilometra nga Compiegne në Roubaix, me 30 sektorët mitikë, të thatë dhe me pluhur, me temperatura që i kalonin 20 gradët. Është fitorja e parë në Roubaix për Ineos-Grenadiers, ndërsa Holanda nuk triumfonte që prej 2014-ës, në kohën e Niki Terpstra. Për çiklizmin holandez është dopietë, pas fitores që Mathieu Van der Poel dy javë më parë, kur Van Baarle doli i dyti.
Dylan Van Baarle mori kryesimin 25 kilometra nga fundi i garës dhe pastaj bëri sulmin vendimtar në sektorin numër 5, Campin en Pevele. Për fat të keq, 7 kilometra nga fundi, Lampert që po e ndiqte, u rrëzua pasi u kap nga një spektator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje