Bota

Raketa ruse në Lviv pranë Polonisë, momenti kur digjet anija ‘Moskva’. Në Mariupol zhduken 150 fëmijë

Gazeta Si – Ukraina ka raportuar për të paktën 5 shpërthime në Lvivin perëndimor, një qytet afër kufirit të Ukrainës me Poloninë. Alarmi ajror ra në orën 07:44 dhe 6:44 me orën europiane.

Një orë më vonë, kryetari i Bashkisë së Lviv, Andriy Ivanovych Sadovyi dhe administrata ushtarake rajonale, lëshuan paralajmërimin e tyre: qyteti ka qenë objektiv i disa sulmeve me raketa, të gjitha të drejtuara drejt strehimeve. Fillimisht u fol për të paktën katër raketa, disa prej të cilave do të kishin rënë pranë stacionit.

Më vonë, Maksym Kozytskyi i administratës ushtarake, përditësoi lajmin, duke bërë të ditur për pesë raketa “të fuqishme”. “Stacioni qendror, udhëkryqi i mijëra refugjatëve çdo ditë, u godit”.

Sipas deputetit të Lviv, Mykola Kniazhytskyi, “në qytet ka të vdekur dhe të plagosur. Mes viktimave është edhe një fëmijë. Infrastrukturat civile të shkatërruara”.

Imazhet e para të kryqëzorit “Moskva”?

Pas ditësh misteri, imazhet e para të asaj që mund të jetë “Moskva” – flamuri i flotës ruse – shfaqen në rrjet pas sulmit raketor të Ukrainës, i cili thuhet se shkaktoi shkatërrimin dhe fundosjen e saj.

Fotot ende nuk janë verifikuar dhe origjina e tyre është ende e paqartë. Disa ekspertë postuan në Tëitter se shumë detaje duket se përputhen dhe OSINTtechnical – një llogari që ndan imazhe dhe informacione të inteligjencës me burim të hapur, shkroi: “Nuk mund ta verifikoj vërtetësinë e tij, por ky është një kryqëzor i klasit ‘Slava’ dhe nuk mendoj se u shkatërrua në këtë mënyrë”, para “Moskva”-s.

Në Mariupol, alarm për 150 fëmijë të zhdukur

Një grup i të drejtave të njeriut në Krime, denoncoi se rusët morën me forcë rreth 150 fëmijë nga Mariupoli, 100 prej tyre të shtruar në spital, shumica e të cilëve u morën nga prindërit e tyre. “Ushtria e Moskës i transferoi ata në drejtimin e pushtuar në Donjeck dhe Taganrogun rus”, tha Olha Skrypnyk, kreu i grupit të të drejtave të njeriut në Krime, sipas Ukrinform.

Rusët dyshohet se morën gjithashtu 16 fëmijë nga një qendër shëndetësore në Mariupol.

Sipas Andriushchenko, fëmijët e rrëmbyer nuk janë jetimë. “Jetimët, së bashku me stafin e jetimores, – kujton ai, – u evakuuan nga Mariupol më 24 dhe 25 shkurt”, tha zyrtari i Grupit të të Drejtave të Njeriut të Krimesë.

Siç vuri në dukje një këshilltar i kryetarit të Mariupolit, i cituar nga Ukrinform, disa nga “fëmijët e rrëmbyer kanë humbur prindërit e tyre për shkak të krimeve të luftës të Rusisë”, por “ose kanë kujdestarë në territoret e pa pushtuara ose janë nën mbrojtjen e shtetit”. Në Mariupolin e rrethuar – sipas informacioneve të fundit – mbeten rreth 120,000 civilë.

Rreth 5000 fëmijë janë “deportuar” nga rajoni i Mariupolit në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus, tha presidenti ukrainas, Zelensky gjatë një interviste për CNN.

“Rreth 5000 fëmijë u deportuan nga ky rajon në palën ruse, sepse nuk u lejuan të shkonin në anën e Ukrainës”, tha Zelensky në intervistë. “Ku janë ata? Askush nuk e di”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë