Politike

Presidenti i ri, Balla: Seanca e parë me 4 maj, do takohem me Alibeajn, Mediun dhe Dodën  

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri do të nisë nesër (e martë).

“Procesi i përzgjedhjes së presidentit do të jetë transparent dhe me shumë standarde. Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe.

Ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president që na bashkon. Një president qe përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do te jete një proces qe fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime”, tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi se PS do të kërkojë në Konferencën e Kryetarëve më datën 29 Prill që seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të mbahet më 4 maj.

Përmes një konference me gazetarët nga Kuvendi, Balla deklaroi se duke filluar nga sot dhe deri më datë 29 do të ketë një proces të gjatë konsultimesh si me shoqërinë civile, ashtu edhe me forcat e opozitës. Balla ka ftuar në diskutime të mërkurën krerët e grupeve parlamentare që në Kuvend përfaqësohen nga Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda. Balla tha se nuk e njeh Rithemelimin qe drejtohet nga Berisha

“Nesër do të marrim propozimet e para me emrat konkret nga anëtarët e PS-së. Në një zarf çdo deputet i grupit të PS përmes një formulari propozues do të ketë mundësinë që të propozojë jo më shumë se 3 kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj. Ky duhet të jetë një proces konsultimi brenda për brenda grupit parlamentar. Nesër do ti depozitojmë në sekretari, ku do të vlerësohen të gjithë emrat. Në duam të nxisim edhe publikun që do të bëhet pjesë e këtij procesi, ku mund të shkruajnë në adresën tonë të emali, që të sjellin propozimet e tyre. E ftuar do të jetë edhe shoqëria civile’ tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë