Politike

Një ditë pas mbarimit të mandatit si president të Metës, LSI mbledh konventën

Ilir Meta ne Kovnetene LSI

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari tha se Konventa Kombëtare e LSI do të mbahet më 25 Korrik, një ditë pas përfundimit të mandati si President të Ilir Metës.

“Në respekt të statutit të LSI-së do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI në datë 25 korrik 2022 e thirrur nga kryetarja e saj. Konventa do të jetë një moment historik për LSI dhe opozitën shqiptare në tërësi, për të ardhmen e përballjes pa asnjë kompromis me regjimin e rilindjes për të hapur një epokë të re të një Shqipërie të çliruar nga krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit.

Konventa Kombëtare do të marrë vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces ky i penguar prej kushteve të pandemisë gjatë vitit 2020.

Në kuadër të organizimit të Konventës Kombëtarë të LSI që do të mbahet më 25 korrik është ngritur ekipi qendror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI”, tha ai.

Prej kohësh, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se Metës i rri ngushte kostumi i kryetarit të LSI-së, porse ai do të kthehet fuqishëm në opozitë, pa përcaktuar pozicionin e tij. Ajo që dihet tashmë është se LSI-ja do të mblidhet sapo Meta të dalë nga dera e Presidencës.

Veta Meta është shprehur se do të rikthehet në LSI si anëtar i thjeshtë i kësaj partie.    


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë