Politike

Rama takon ish-kryeministrin britanik Tony Blair në Tiranë

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e të martës me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Raportohet se takimi mes të dyve është zhvilluar tek “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut në qendër të Tiranës.

Takimi mes të dyve zhvillohet para mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku pritet që të propozohen emrat për Presidentin e ri të Republikës. Tony Blair ka qenë këshilltar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në vitin 2013.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë